Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhet udhëzimi administrativ për përcaktimin e rregullave dhe procedurava për Administrimin e Kuotave të Importit

Gazeta10
09 August 2024 - 20:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është miratuar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për Administrimin e Kuotave të Importit.

“Me nënshkrimin e këtij udhëzimi, kemi vendosur standarde dhe metoda të shpërndarjes së kuotave të importit, duke u bazuar në praktikat më të mira kombëtare e ndërkombëtare, marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, për Tregtinë me Jashtë të Republikës së Kosovës, do të kontribuojmë në zbatimin korrekt të dispozitave për kuotat tarifore, dhe administrimin jodiskriminues në kufizmet e produkteve të importuara”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kanë bërë të ditur se të gjithë operatorët ekonomik të cilët aplikojnë për kuota tarifore do të kenë trajtim të barbartë.

“Të gjithë operatorët ekonomik të cilët aplikojnë për kuota tarifore, do të kenë trajtim të barbartë, me kritere e mënyrë të saktë të shpërndarjes së produkteve të importit’, thuhet tutje në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.