Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshtetësia shqiptare, akuza e publicistit se Rugova besonte në shtetin e Kosovës por jo edhe familja e tij

Gazeta10
01 November 2022 - 9:38

Një ditë pas lajmit për pajisjen me nënshtetësi shqiptare të familjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka pasur reagime të ndryshme.

Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu duket sikur ka shprehur një lloj keqardhje duke e ndërlidhur me situatën e Kosovës. “Çështje simbolike apo e lidhur me situatën në të cilën ndodhet Kosova?! Cilado qoftë arsyeja, duket se është dhe një thyerje për të gjithë ata që besojnë në përjetësinë e Republikës së Kosovës” ka shkruar ai, raporton Gazeta 10.

E reagimi i profesorit e publicistit Nexhmedin Spahiu ka qenë epik.

“Ibrahim Rugova ta merrte kur të donte pasaportën diplomatike të

Shqipërisë (Sali Berisha e lufte për këtë), por nuk e mori asnjëherë sepse ai besonte në projektin e shtetit të Kosovës 15 vite para se ky shtet të bëhej, ndërsa familja e tij nuk besojnë në shtetin e Kosovës as 15 vite pasi u krijua ky shtet” ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.