
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se nesër, më 8 nëntor fillon Java e Regjistrimi të Popullësisë në Kosovëdhe do të zgjasë deri më datën 11 nëntor.
Sipas një njoftimi për medie, kjo javë synon të mbledhë akterët kryesorë të vendit në nivel qendror, lokal, regjional e ndërkombëtarë, për të diskutuar për rëndësinë e procesit të regjistrimit, transmeton Gazeta10.
“Projekti nacional i Regjistrimit të popullsisë realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, me
mbështetjen e institucioneve qendrore e lokale, partnerëve ndërkombëtar, dhe organeve përkatëse të
përcaktuara me Ligjin e Regjistrimit të popullsisë. Si një ndër projektet më të rëndësishme nacionale,
dhe si një numrin zyrtar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, regjistrimi i popullsisë do të
realizohet në periudhën kohore 1 shtator-16 tetor 2023.”, thuhet fillimisht në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se për herë të parë në Kosovë, të dhënat e Regjistrimit të popullsisë do të mblidhen në mënyrë digjitale./Gazeta10