Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër mot jostabil, me rrebeshe e bubullima orëve të pasdites

Gazeta10
29 Gusht 2024 - 23:18

Kushte të motit jostabil do të vijojnë përgjatë ditës së premtë. Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, priten rrebeshe e bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 27C e 30C. Frynë erë veriore e verilindore 5-10m/s.

Rrebeshe shiu pasdite paraqiten edhe ditën e shtunë, e të dielen të reshurat mund të jenë më të izoluara pranë viseve malore. Në fillim të javës së ardhshme mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me diell, e më pak gjasa për të reshura. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje në 30C e 33C. Frynë erë kryesisht veriore-verilindore 5-10m/s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.