Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër seancë e jashtëzakonshme për Mimoza Kusarin

Gazeta10
10 October 2024 - 21:37

Të premten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, ku në rend dite është debati parlamentar rreth audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin.

Seanca do të nisë në orën 12:00, raporton Gazeta10.

komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, me terroristin Milan Radoiçiq. Seanca do të nisë në orën 12:00.

Deputetët e VV-së kanë refuzuar kërkesën e opozitës për të zhvilluar debat parlamentar rreth audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin. Me 50 vota kundër, 35 për dhe një abstenim është pamundësuar mbajtja e debatit.

Në shenjë proteste, deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës. Pasi nuk kaloi kërkesa për debat parlamentar, deputeti Arben Gashi tha se e konsiderojnë të paarsyeshme të qëndrojnë në seancë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.