Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nesër zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në Superligën e Kosovës

Gazeta10
27 Shtator 2022 - 16:47

Të mërkuren do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të Albi Mall Superligës së Kosovës, raporton Gazeta10.

Dy ndeshjet që zhvillohen nesër janë ajo e xhiros së tretë ndërmjet Prishtinës dhe

Dritës dhe ndeshja e mbetur nga xhiroja e parë Malisheva – Ballkani.

Ndeshja kryesore e ditës së nesërme padyshim do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Dritës e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.

Prishtina është mposhtur në tri ndeshjet e fundit nga Drita dhe nesër do të mundohet që ta prishë këtë seri negative kundër ‘Intelektulëve’.

Në renditjen tabelare Drita është lider me 17 pikë pas shtatë ndeshjeve, ndërsa Prishtina gjendet në pozitën e katërt me 11 sosh.

Ndeshja tjetër e mbetur nga xhiroja e parë do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj” ku Malisheva e prêt kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin, me filllim nga ora 15:00.

Malisheva ka arritur fitore në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve.

Që të dyja këto ndeshje ishin shtyer shkaku i angazhimit të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.