
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ka realizuar një telefonatë me presidentin amerikan, Donald Trump.
Netanyahu ka thënë se me Trumpin kanë diskutuar për armët bërthamore të Iranit.
“Unë dhe presidenti Trump ramë dakord që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet të eliminojë rrezikun bërthamor”, ka shkruar Netanyahu në X.
Ai ka thënë se një marrëveshje e tillë do të nënkuptonte çmontimin e vendeve të pasurimit bërthamor të Iranit dhe heqjen e materialit të tij të pasuruar bërthamor nga territori i tij.
Netanyahu ka thënë se Trumpi ka riafirmuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga kërcënimet.
“Githashtu riafirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve në çdo front, përfshirë Libanin. Partneriteti midis nesh dhe dy vendeve tona është provuar në fushën e betejës dhe nuk ka qenë kurrë më i forte. Politika ime, ashtu si ajo e presidentit Trump, mbetet e pandryshuar: Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, ka thënë kryeministri izraelit