Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Netanyahu kundërshton kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim

Gazeta10
07 February 2024 - 20:36

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim duke thënë se “fitorja totale” në Gaza është e mundur brenda disa muajsh.

Ai foli pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi të armëpushimit të mbështetur nga Izraeli.

Sipas bbc, ai tha se negociatat me grupin “nuk po shkonin askund” dhe i përshkroi kërkesat e tyre si “të çuditshme”.

Bisedimet mes negociatorëve po vazhdojnë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç një fitoreje të plotë dhe përfundimtare”, tha zoti Netanyahu në një konferencë për shtyp të mërkurën.

”Nëse Hamasi do të mbijetojë në Gaza, është vetëm çështje kohe deri në masakrën e radhës”.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë të Hamasit të ketë thënë se komentet e zotit Netanyahu mbi propozimin e armëpushimit tregojnë se ai synon të vazhdojë konfliktin në rajon.

Hamasi është i përgatitur të merret me të gjitha opsionet, citohet të ketë thënë zyrtari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.