
Netfilx ka pezulluar xhirimet e sezonit të gjashtë të serialit “The Crown” në nder të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Seriali është aktualisht në mes të xhirimeve të sezonit të gjashtë që njëherësh supozohet të jetë i fundit, raporton Variety, transmeton Gazeta10.
“Në shenjë respekti, xhirimet në “The Crown” u pezulluan sot. Xhirimet do të pezullohen gjithashtu në ditën e funeralit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës.”, citohet të ketë thënë një burim i gazetës./Gazeta10