Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nevojiten vazhdimet në çerekfinalen mes Kroacisë e Brazilit

Gazeta10
09 December 2022 - 17:59

Ka përfunduar koha e rregullt në përballjen mes Kroacisë dhe Brazilit, ku fituesi nuk është përcaktuar dhe do të nevojiten vazhdimet.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Brazili nuk ka arritur ta thyejë mbrojtjen e Kroacisë, ku ndeshja mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Të dy kombëtaret treguan paraqitje tejet të mirë në fushë, por që dështuan t’i mposhtin portierët si Livakovic të Kroacisë dhe Alisson të Brazilit.

Gjatë kohës së rregullt, Brazili regjistroi 14 tentime për gol, ku tetë prej tyre ishin drejt kuadratit të portës.

Në anën tjetër, Kroacia regjistroi gjashtë raste për ta gjetur golin, ku asnjëri prej tyre nuk ishte drejt portës së Alisson.

Koha e rregullt mbyllet me rezultat të barabartë 0:0, kurse tani do të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.

Nëse as vazhdimet nuk prodhojnë gola, ndeshja shkon në penallti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.