
Newcastle United janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës, Raphinhas.
Newcastle raportohet se është i gatshëm të ofrojë rreth 80 milionë euro vetë për ta sjellë brazilianin në “St.James Park”.
Barcelona është e kënaqur me performancat e Raphinhas këtë edicion, por do të konsideronin ndonjë ofertë të mirë për brazilianin.
26-vjeçari erdhi verën e kaluar te Barcelona nga Leeds United, për shumën e 58 milionë eurove.
Ai ka kontratë me ekipin katalan deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Deri më tani këtë edicion, sulmuesi brazilian ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.