
Neymar thuhet se dëshiron që t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë verë dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain për ndonjë klub tjetër.
Aventurës së 31 vjeçarit në Paris po i vjen fundi, me PSG që po synon të bëjë një revolucion në skuadër pas viteve radhazi që dështoi në Ligën e Kampionëve.
Neymar ka pasur një lidhje jo të mirë me tifozët e PSG-së gjatë viteve të fundit, dhe duke përmendur këtu edhe lëndimet e shpeshta dhe moshën, kampioni francez synon që ta shes yllin brazilian këtë verë.
Tani, bëhet e ditur se Neymar, i cili ka edhe katër vite të mbetura në kontratën joshëse me PSG, do të pranojë vetëm një transferim në “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” besohet se janë në kërkim të një sulmuesi të ri, me Erik ten Hag që e pranoi se atij i duhet edhe një ekspert i golave përkrah Marcus Rashford.