Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Neymar drejt kalimit te Newcastle United

Gazeta10
09 May 2023 - 18:12

Sulmuesi brazilian, Neymar karrierën e tij pritet ta vazhdojë në Angli.

Sipas raportimeve të fundit, Newcastle United është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.

Newcastle po tenton që ta transferojë Neymarin në formë huazimi për një vit me blerje te obligueshme pas një sezoni për 60 milionë euro.

31-vjeçari sipas të gjitha gjasave po kalon edicion e tij të fundit te Paris Saint-Germaini, pasi ekipi francez nuk po llogarit më në shërbimet e tij.

Braziliani nuk ka arritur pritshmëritë që kishte për të ekipi parisien dhe në afatin kalimtar veror do të dëgjojë ofertat për të.

Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, ku u transferua nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove, që është edhe transferimi më i shtrenjtë në histori në futbollit.

Ai ka kontratë me ekipin nga kryeqyteti francez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.

Këtë edicion, Neymar ka shënuar 18 gola e ka konitrbuar me 17 asistime në 29 ndeshje, teksa e ka përfunduar sezonin para kohe shkaku i një lëndimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.