
Ish-protagonistja e BBVK, Xhuliana Nura, si e ftuar në emisionin “Vera10’’ përveç pozitivitetit ka sjellur me vete edhe një dhuratë unike për moderatorin, Blend Aliu.
Xhuli, ka gatuar ushqimin që më së shumti e ka bërë brenda shtëpisë së BBVK.
Një pite me mish si dhuratë e ‘’papagueshme’’, u vlerësua me një notë të lartë nga moderatori, që e shëndrroi këtë edhe në një moment gazmor brenda formatit argëtues të këtij emisioni.
“Blend Aliu, ka vendosur se nga një deri në dhjetë, pitet e Xhulit e marrin notën 11. Përtej shakave, ishte shumë e shijshme.”, ishte vendimi i gazetarit që u përcollë me të qeshura në studio.
Ish-modelja, përmes kësaj mënyre tregoi se pitet e saj i ka shëndrruar në një biznes, ku tanimë do të gjenden edhe në disa lokacione në Prishtinë, por së shpejti edhe në Shqipëri dhe vende tjera të Kosovës./Gazeta10