Ballkani dhe Larne do të përballen në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube.
Ndeshja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45, kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman.
Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se nga nesër do të dalin biletat në shitje, me çmimet që janë këto:
VIP1- 25 euro
P1/P2 – 10 euro
L1/L2 – 5 euro