Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga analiza politike në garë zgjedhore? ‘Adresa’ paralajmëron befasitë e fundit para mesnatës

Gazeta10
12 Maj 2026 - 15:27

Pak orë para skadimit të afatit zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, emisioni “Adresa” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka paralajmëruar një debat special ku do të komentohen listat e partive politike.

Përmes një postimi me mbishkrimin “Transferet e fundit!”, ‘Adresa’ ka lënë të kuptohet se edhe paneli i emisionit mund të pësojë ndryshime të papritura, pasi disa nga analistët e rregullt mund të jenë pjesë e listave zgjedhore të partive politike.

“Sonte në Adresa, komentohet live afati i fundit i përpilimit të listave garuese të subjekteve politike! Panelistët: mbetet të shihet kush nuk aderon deri atëherë!”, thuhet në njoftim e ‘Adreses’.

Afati për dorëzimin e listave përfundimtare përfundon sonte në orën 24:00, ndërsa pritet që subjektet politike të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve të tyre për deputetë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.