Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prangoset një person në Skenderaj nën dyshimin për “Lëndim të rëndë trupor”

Gazeta10
12 Maj 2026 - 15:02

Policia ka arrestuar sot një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar nga i dyshuari një armë të llojit pistoletë me gas, së bashku me gjashtë fishekë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.