Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Nga Gjermania në Kosovë, Sylejman Berisha tregon pse vendosi t’i hyjë garës së PDK-së

Gazeta10
24 January 2025 - 23:03

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Sylejman Berisha ka sqaruar arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës për deputet.

Berisha, i cili është edhe inxhiner i teknologjisë ka bërë të ditur se është kthyer nga Gjermania për të kontribuar për vendin.

“Unë thash që është momenti i duhur që unë të jap shërbimin tim qytetarëve”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai ka thënë se përvoja e tij shumëvjeçare e ka shtyrë që t’i hyjë kësaj gare elektorale.

“Pas një periudhe që unë punova në Ministri të Mjedisit, pastaj u kyça si mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit, ku aktualisht përgatisim kuadro. Ky potencial është momenti dhe arsyeja që unë po tentoj të kyçem në jetën politike”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.