Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nga kriza te shpresa”: Hamza prezanton vizionin për Kosovën që funksionon

Gazeta10
04 June 2026 - 10:34

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot videon e tij më të re elektorale, përmes së cilës paraqet kontrastin mes krizës që po përjetojnë qytetarët sot dhe vizionit për një Kosovë që funksionon, zhvillohet dhe u krijon qytetarëve perspektivë.

Në video, Hamza adreson shqetësimet kryesore të familjeve kosovare, duke theksuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve, faturat e larta të energjisë, pagat që nuk mbulojnë shpenzimet mujore dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.

Sipas tij, pas gjashtë vitesh qeverisje, Kosova po përballet me një krizë të shumëfishtë – ekonomike, energjetike, infrastrukturore dhe të shpresës.

“Për shumë familje, çdo ditë është mbijetesë. Familjet punojnë më shumë, por jetojnë më keq. Të rinjtë nuk po kërkojnë më ëndrra në Kosovë, por rrugë për t’u larguar prej saj”, thuhet në pjesën e parë të videos.

Më pas, Bedri Hamza paraqet vizionin e tij për një Kosovë me çmime më të përballueshme, paga më të larta, energji të sigurt, infrastrukturë moderne dhe mundësi reale për të rinjtë.

Ai thekson se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët, për investime në energji, rrugë, hekurudha dhe teknologji të reja, si dhe për politika që fuqizojnë ekonominë, bizneset dhe familjet kosovare.

Videoja përçon mesazhin qendror të programit të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit: ulje të barrës financiare për familjet, paga dhe pensione më të larta, mbështetje për bizneset, investime strategjike në energji dhe infrastrukturë, shëndetësi më cilësore dhe arsim më konkurrues.

Video e plotë me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.