Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Reagon Rama për vrasjen e policit në Maliq: Ndëshkim maksimal për vrasësin

Gazeta10
04 June 2026 - 10:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetër efektivi gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar, në Lozhan të Maliqit.

Kreu i qeverisë kërkoi “ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit”.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli! Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, ka shkruar Rama.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.