Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Nga misteri i fushatës te Malet e Sharrit: Trepika, uji më i ri në treg që bashkon shqiptarët e rajonit

Gazeta10
03 September 2026 - 16:40

Nga mali ku flet heshtja… Trepika, Trepika…”


Fraza të shkurtra, lozonjare e provokuese, që u shfaqën papritur në rrugë, në qendra tregtare, në ekrane
dhe rrjete sociale. Pa asnjë shpjegim. Vetëm me misionin për të zgjuar kureshtje, për të krijuar një ndjesi
dhe për të i lënë njerëzit të pyesnin:  Për çfarë bëhet fjalë?

Sot, përgjigjja lidhet ngushtë me një produkt të ri në treg: uji Trepika.

Një ujë natyral që buron nga Luboteni, maja më e lartë e Maleve të Sharrit, ku natyra dhe historia
ndërthuren në një peizazh unik. Ku kufijtë nuk kanë mundur kurrë të ndajnë kulturën, lidhjet dhe
përkatësinë mes shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas Trepika qëndron Royal Beverage, kompani e njohur në Kosovë në industrinë e pijeve prej vitit 1994.

Kjo markë lidhet ngushtë me origjinën e burimit. Sepse Luboten nuk është thjesht një pikë në hartë, por
një hapësirë që mbart histori, traditë dhe një ndjenjë përkatësie që shqiptarët e rajonit e njohin mirë.
Trepika ngacmon në përditshmëri kujtesën, se: ka vende që vazhdojnë të na afrojnë, pavarësisht
lokacionit ku jetojmë dhe ndërveprojmë.

Kjo, pasqyrohet edhe përmes elementëve të identitetit të markës.

Shishja e ujit Trepika është frymëzuar nga izoipset e relievit malor të Maleve të Sharrit, ndërsa etiketa e
zezë, elegante dhe minimaliste, i jep produktit një pamje premium, të dallueshme dhe me personalitet të
fortë. Por karakteri premium i Trepika nuk është thjesht një çështje estetike… është privilegji për të
zgjedhur natyralen dhe autenticitetin.
Është një çast kthjelltësie mes ritmit të vrullshëm të ditës.
Është freskia që të rikthen te vetja.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.