Gazeta10

Nga Prishtina gazetari serb ofendon Vuçiqin: Është një m** i madh me lula

Gazetari serb nga Kosova është treguar i ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur “m** të madh me lula”.

Shpërthimi i Kërstiqit në Politiko erdhi pas deklaratës së tij se derisa Vuçiqi të jetë në pushtet, serbët e veriut do të jenë viktima të politikës së tij monstuoze, transmeton Gazeta10.  

“Derisa Vuçiqi është në Beograd, ne serbët do ta kemi pushtetin e Listës Serbe. Ne do të vazhdojmë ta jetojmë jetën tonë si viktima të një politike monstruoze. Serbët e veriut kurrë se kanë tradhtuar Beogradin. Në fund Beogradi i ka tradhtuar serbët. Vuçiq është një m** i madh me lula që nuk i kupton sendet.“, u shpreh Kërstiq i nervozuar.

“Tash ai që e ka atë psiko-terapinë, më duket se nuk është duke i pirë barnat me kohë.”, vazhdoi gazetari serb.

Sipas Kërstiqit, paralajmërimi i presidentit serb për organizimin e një mitungu i paraparë të mbahet nesër, po bëhet për t’i treguar botës për mbështetjen e popullit që kinse e ka.

Për këtë miting ai thotë se Vuçiqi i ka obliguar 80% të serbëve të veriut që të marrin pjesë.

“Vuçiqi i ka angazhuar edhe serbët e Dodoikut që të shkojnë në Beograd e të marrin pjesë në protestë. Tash ai po do me i tregu botës që e ka mbështetjen e kinse popullit. 80% e serbëve me buxhetin e Kosovës, janë të obliguar të shkojnë në protestat në Beograd. Ata që i kanë marrë banesat nga Vuçiqi, edhe ata janë të obliguar.”, deklaroi Kërstiq në Politiko./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij