
Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin e mëngjesit “Dita e re” komentoi Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2024, i cili i është dorëzuar Qeverisë.
Sipas tij, ky raport është raport i regresit apo i ç’integrimit të Kosovës drejë BE-së, raporton Gazeta10.
“Kemi një Qeveri që me atë që u lexua dhe e kemi ditë që dështimi i reformave në drejtësi, ndërhyrja në media, ikja e të rinjëve, moszbatimi i marrëveshjeve, janë temat të cilat mund ta definojnë këtë raport si një raport i regresit apo i ç’integrimit të të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, pra kemi një Qeveri që me veprimet e saj anti-integruese duke mos marrur parasysh këshillat e Komisionit të Venecias”, tha ai në Kanal10.
Smakiqi shton se Komisioni Evropian në raport për Kosovën ka thënë se fare nuk i ka marrë parasyh këshillat dhe udhëzimet për te reformuar sistemin e drejtësisë./Gazeta10