Gazeta10

Ngjarja tragjike në Pejë, i pikëlluar jep detajet i afërmi i viktimave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Pejë ku dy persona kanë vdekur në Ozdrim të Pejës, pasi janë goditur nga një veturë.

Ndërsa në këtë aksident, një person ka mbetur i lënduar, sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, tha ai.

Për këtë ngjarje të rëndë në rrjetin social Facebook ka shkruar edhe i afërmi i viktimave, gazetari Florent Zeqaj ku ka treguar disa detaje, ku ka thënë se i lënduari po luftën me jetë.

Ai ndihet i pikëlluar për ngjarjen e cila ka ndodhur dje në Pejë dhe se thot se askush nuk dëshiron të provohet me tragjedi të tilla.

“Në fshatin tim të lindjes, mbrëmë ndodhi një tragjedi nga e cila i humbëm dy burra, familjarë të mirë, ndërsa i treti po lufton për jetën në spitalin e Prishtinës. Ky është lajm i rëndë e dhimbje e madhe. Viktimat dhe i lënduari janë goditur nga një makinë po nga i njëjti fshat, kjo e bënë dhimbjen edhe më të madhe sepse askush nuk dëshiron të provohet me tragjedi të tilla.’ Zot mos na provo thot Populli’.Ngushëllime familjes Shala”, ka shkruar ai.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri