Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarje e rëndë në Klinë, përfundon me fatalitet konflikti mes vëllezërve

Gazeta10
21 March 2026 - 17:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Rastin për Kanal 10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një konflikt mes dy vëllezërve që përfundoi tragjikisht.

“Pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua fillimisht në emergjencën e Klinë, e më pas u transferua në Pejë për trajtim të mëtejshëm. Pak para se të nisej drejt Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), viktima fatkeqësisht ndërroi jetë”, deklaroi Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe prokurorisë, të cilat po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.