
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)
10:00 – 12:30
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e dorëzimit të ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 58. kurse hapja e ofertave bëhet nga ora 12:30. (Hoteli “Grand”, Prishtinë)
10:00
Lansohet skema e granteve për partneritetet kërkimore universitete-biznese. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit, Prizren)
10:00
Aleanca Franceze e Prishtinës fillon me sesionin e ri ku do të hap dyert për vizitorët. (Aleacna Franceze)
11:00
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund. (Kabineti i kryetarit)
12:30
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. (Kabineti i kryetarit)
13:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Qeverisë, ish-Rilindja)
13:00
Partia Socialdemokrate mban aktivitet në oborrin e QKUK-së. (Oborri i QKUK-së)
13:45
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Përendimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë. (Kabineti i kryetarit)
14:35 – 16:20
Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës.
Agjenda:
Ora 14:35 – Takim me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Salla C301)
Ora 15:20 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Laima Andrikienė, kryesuese e Komisionit dhe Halil Thaçi, zëvendëskryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Lituani.
Ora 15:35 – Takim me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës (Salla C301)
Ora 16:20 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Laima Andrikienė dhe Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës)
17:00
Subjekti i ri politik “Guxo” mban Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv. (Hotel “Emerald”)/Gazeta10