Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ngjarjet e ditës së sotme

Gazeta10
25 October 2022 - 6:55

09:30

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” mban tryezën “Who Cares? – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore takohet me Bujar Ejupin, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil; Naim Qelajn, Avokat i Popullit; dhe Jeton Kocën, kryetar i KPMShCK-së. Diskutohet për pretendimin e pesë grave  zyrtare në AAC për diskriminim gjinor. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:00

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban konferencën “Sot flas unë”. (Klan Arena, Fushë-Kosovë) 

11:00

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban një aksion simbolik rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së)

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të performancës së ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës për vitin 2021 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

11:00

Mbahet debati me temën “Riregjistrimi i automjeteve – çështje teknike apo statusi?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

13:00

Në kuadër të aktiviteteve të Kuvendit të Sociologjisë, promovohet libri “Nacionalizmi: kombi, shteti dhe politika në epokën moderne” i profesorit Enis Sulstarova, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Bashkëbisedim me autorin dhe referime nga profesori Bekim Baliqi. (Fakulteti Filozofik, UP, salla 014)./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.