Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ngjarjet e ditës së sotme

Gazeta10
28 October 2022 - 6:33
  • 10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdini, ish-drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill sh.a. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor mbajnë simpoziumin njëditor “Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër?’’. (Hotel “Grand”,  Prishtinë)

  • 11:00

Lëvizja FOL mban diskutimin “FOL Hapur”, ku do të diskutohet rreth nivelit të përhapjes së Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) në Kosovë. (Zyrat e Lëvizjes FOL)

  • 11:30

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta”, për gazetarët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 12:00

Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/ Vita”, për herë të 16-të, organizon manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”. (Para Teatrit Kombëtar)

  • 12:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shënon 20-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 19:00

Organizata jo-qeveritare “ETEA” organizon ligjëratën me profesor Labinot Kelmendin, me temën “Çmendia në letërsi”. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “LIBART”)./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.