Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
12 October 2022 - 6:10

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton vendimin e Qeverise së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Gjithashtu shqyrton raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021, atë të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021 dhe të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportet me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L- 122 për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, viziton Ngrohtoren e Prishtinës “Termokos”, për t’u informuar me përgatitjet përfundimtare dhe fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. (NP “Termokos”, “Dardania”)

11:00

Partia Socialdemokrate fillon fushatën me programin e ri “Bazë”, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për medie ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

12:00

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë organizon një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

13:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00

Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni viziton Kosovën më ç’rast do të takohet me Ministrin Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit)

14:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë bën inaugurimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza (ITUZ). Merr pjesë dhe kryeministri ALbin Kurti. (Gorazhdec, Pejë)

17:00

Fondacioni Lumbardhi mirëpret figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.