Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
27 October 2022 - 6:44

09:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Ursula von der Leyen do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentes)

09:00

Qendra e LV-së në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë)

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

09:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00

Kuvendi mban seancën e radhës. Në rend dite Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligji për mbështetjen e punëve publike etj. (Ndërtesa e Kuvendit)

12:00

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra mban konferencë për medie për Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik. (Objekti i MPB-së)./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.