
09:00
Kolegi UBT bën hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion. (Kampusi i UBT-së, Lipjan)
09:00
Mbahet konferenca vjetore “Inovacioni në arsim përmes TIK-ut. (RIT Kosova, Prishtinë)
10:00
Përfaqësuesë francezë të misionit “Hauts-de-France në Kosovë” vizitojnë Universitetin e Prizrenit. (Universiteti i Prizrenit)
10:00
Federata e Pingponut organizon ndeshjet e play off-it të ligës U17. (ShFMU “Tefik Çanga”, Ferizaj)
12:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan)
12:00
Mbahet ceremonia e lansimit të platformës “Harta Interaktive e Këshillave Lokal”. (Qendra rekreative “Free Time”, Prishtinë)/Gazeta10