
10:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506).
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Tendencat për politizim të KPMShCK”, i cili analizon Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
10:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit “Kosova dhe standardet evropiane në fushën e mjedisit – Sa garantohet e drejta e qytetarëve për pjesëmarrje në çështje mjedisore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
10:00
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren).
11:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së).
11:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon raportin për praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 për nëntë komuna të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë).
11:00
Bëhet përurimi i shkollës fillore “Drita’’ në fshatin Gramaçel, komuna e Deçanit. (Gramaçel, Deçan).
11:00
Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e dorëzim pranimit të pajisjeve rekreative për Shtëpinë e të Moshuarve, donacion ky nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare ASB për Komunën e Rahovecit. (Shtëpia e e të Moshuarve).
13:15
Gjykata Themelore në Gjilan shpall aktgjykimin ndaj të pandehurit B. R., i cili akuzohet për kryerjen e dy veprave penale: vrasje e rëndë dhe përdorimi i armës. (Objekti i Gjykatës Themelor, Gjilan).
14:00
ORCA mban aksion simbolik. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës).
14:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) /Gazeta10.