Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
03 November 2022 - 8:15

09:00

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) mban konferencë me rastin e 20 vjetorit të themelimit  me temën: “Përshpejtimi dhe nxitja drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për Kosovën: Roli i bankave dhe financimit”. Marrin pjesë: Petrit Balija, kryetar i Shoqatës, Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

09:00

 Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

12:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton lidhur me organizimin e tryezave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

12:30

Komisioni për Integrime Evropiane, shqyrton disa Projektligje. Në rend dite është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, për mbështetjen e punëve publike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

14:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe atë për mbështetjen e punëve publike. (Ndërtesa e Kuvendit salla N10)

15:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011: Lutfi Zharku, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish-ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N203)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.