Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngordhin 21 krerë bagëti si pasojë e një aksidenti në Krujë

Gazeta10
03 November 2024 - 23:30

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Borizanë të Krujës, ku një automjet ka shtypur një tufë me bagëti.

Bëhet e ditur se nga përplasja kanë ngordhur 21 krerë bagëti, raporton Abcnews.al.

Ndërkaq, mësohet se aksidenti ndodhi derisa bagëtit po kalonin në rrugën ku ndodhi aksidenti.

Pas këtij aksidenti, drejtuesi dhe bariu janë shoqëruar në polici.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.