Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nico Paz do të rikthehet te Real Madridi vitin e ardhshëm

Gazeta10
27 August 2025 - 11:49

Nico Paz po shkëlqen me paraqitjet e tij me Comon dhe ka zgjuar interesim e shumë skuadrave, që janë të gatshme të ofrojnë shuma marramendëse për shërbimet e tij.

 

Tottenham ishte skuadra e fundit që ofroi 70 milionë euro për shërbimet e tij, por kjo ofertë u refuzua nga klubi italian.

 

Mirëpo, mesfushori argjentinas që ishte pjesë e grupmoshave të reja të Real Madridit, vitin e ardhshëm mund të rikthehet në kryeqytetin spanjoll.

 

“Los Blancos” e shitën 20-vjeçarin vitin e kaluar te Como për gjashtë milionë euro, por në kontratën e tij është klauzola e rikthimit te Reali.

 

Real Madridi ka mundësinë që ta rikthejë mesfushorin në verën e vitit 2026 për nëntë milionë euro dhe pritet ta bëjë pikërisht një gjë të tillë.

 

Plani i Real Madridit është që Paz të qëndrojë edhe një vit te Como dhe të fitojë përvojë, e më pas të jetë pjesë e rëndësishme e mesfushës së “Los Blancos”.

 

Synimi i Paz aktualisht është që të ketë një sezon të mirë në Serie A e më pas t’i vije ftesa nga Argjentina për Kupën e Botës e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.