
Mesfushori italian, Nicolo Barella, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga skuadra e Interit në verë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Barella pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli, pasi Liverpooli dhe Chelsea janë në garë të ashpër për shërbimet e tij.
Mësohet se dy skuadrat angleze tashmë kanë nisur kontaktet me Interin, ekip që po kërkon rreth 70 milionë euro për ta lënë të lirë Barellan në verë.
26-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Interi dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026.
Këtë sezon, Barella ka 6 gola e 8 asistime në 38 paraqitje.
Ai me skuadrën e Interit ka fituar 2 herë Superkupën e Italisë në sezonet 2021/2022 dhe 2022/2023, një herë Kupën e Italisë në sezonin 2021/22 dhe një herë kampionatin italian në sezonin 2020/2021.
Barella më herët ka luajtur tek Cagliari,ekip ky nga ku u transferua tek Interi në shtator të vitit 2020 për shumën e 32 milionë euove.