
Emisioni debatues i Kanal10, Politiko me Kushtrim Sadikun, ka nisur sonte edicionin special drejtpërdrejt nga Ura e Ibirit në Mitrovicë.
Në këtë edicion do të diskutohet për opsionet e marrëveshjes mes Kosovës me Serbisë, me të ftuarit në studion e hapur: Blerim Gashi, Branislav Kërstiq, Fatmir Sheholli dhe Halil Matoshi, transmeton Gazeta10.
Politiko me Kushtrim Sadikun mund ta ndiqni live në kanalet zyrtare të Kanal10, në Youtube dhe Facebook./Gazeta10