Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis faza e dytë e punimeve në rrugën “Nekbire Kelmendi, Rama e vlerëson këtë rrugë me rëndësi të madhe (VIDEO)

Gazeta10
13 May 2023 - 20:08


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi kanë bërë inspektime në nisjen e fazës së dytë të punimeve në rrugën “Nekibe Kelmendi”. Faza e dytë e punimeve për rikonstruktimin e kësaj rruge arrin vlerën prej më shumë se 370 mijë eurosh. Ndërkohë që afati kohor për përfundimin e punimeve është për 90 ditë.

Fillimin e fazës së dytë të punimeve të rrugës “Nekibe Kelmendi”, ka dal për ta inspektuar i pari i kryeqytetit Përparim Rama.

Ai ka thënë se janë duke u punuar me intensitet të lartë në të gjitha pjesët e kryeqytetit.

Sa i përket punimeve në këtë rrugë, Rama tha se faza e parë ka përfunduar ndërkohë që faza e dytë do të jetë edhe gjysmë kilometër.

Rama është shprehur se rruga “Nekibe Kelmendi” është me rëndësi të madhe, e cila ndërlidh disa pjesë kyçe të kryeqytetit.

Ndërkaq, drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi është shprehur se afati kohor për përfundimin e punimeve në rrugën “Nekibe Kelmendi” është 90 ditë.

Gjatë këtyre inspektimeve është dusklutuar edhe për kaosin në kryeqytet dhe vazhdimin e sheshit deri te “Katedralja”, ku është thënë se nëse gjithë qytetarët vijnë në qendër me makina, kaosi nuk do të mund të përballohet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.