Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis protesta para Gjykatës në Ferizaj, kërkohet dënim maksimal për Krivaqën dhe Sejdiun

Gazeta10
04 Gusht 2023 - 11:06

Pak çaste nga fillimi i seancës përfundimtare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, ka nisur një protestë para Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Disa nga protestuesit në dorë mbajnë pankarta me mbishkrimin:”Dënim maksimal për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun” e “Motivi i vrasjes: Patriarkaliteti”.

Avokati i palës së dëmtuar, familjes Osmani, Gazmend Rexhepi ka kërkuar që ndaj të akuzuarve për dhunim dhe vrasje si dhe ndihmë në vrasje, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të shpallet dënimi kapital.

Sipas Kodit Penal te Kosovës, ky dënim më i rëndi që e njohin ligjet e Kosovës është ai me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë familja e 18-vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.