Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nis rruga e re, Shkabaj lidhet me Kodrën e Trimave

Gazeta10
08 March 2023 - 22:23

Drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, njofton se kanë nisur punimet në realizimin e një projekti, siç tha, me rëndësi për Prishtinën – lidhjen e Qendrës së Panaireve në Shkabaj me rrugën kryesore të Kodrës së Trimave.

Me anë të një postimi në Facebook ai vlerëson se ky projekt do të shërbejë si tranzit nga Podujeva për Fushë Kosovë, Obiliq e Mitrovicë dhe se është i shumëpritur për qytetarët e Kodrës së Trimave dhe jo vetëm.

“Bashkë për Prishtinën çfarë e duam!”, e përmbyll postimin e tij Xhaferi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.