
Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca ndaj Endrit Nikës, i cili në shkurt të këtij viti ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës së tij, argjentinases Maria Clara Urdangaray.
Vepra penale dyshohet të jetë kryer në gusht të vitit 2023, në një hotel në Fushë Kosove.
Rasti tashmë është në shqyrtim në shkallën e dytë të gjyqësorit, ku pritet vendimi i Apelit.