Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis seanca për vrasjen e Bekim Varit, dëshmon familjari që gjeti trupin në mal

Gazeta10
08 July 2026 - 10:01

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt pritet të mbahet seanca e radhës ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen mizore të Bekim Varit, rast që tronditi Kosovën në fillim të vitit të kaluar.

Në këtë seancë, pritet të dëshmojë edhe një familjar i viktimës, i cili kishte gjetur trupin e 27-vjeçarit në një zonë malore të fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt.

Ilaz Fejza, Dais Brahimi, Kumrije Lika, Florent Qeli dhe Merton Rrahmani janë dëshmitarët e sotëm.

Vari ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025, ndërsa trupi i tij u gjet më 5 shkurt.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Fejzës për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka kryer krimin pas një konflikti të mëparshëm me viktimën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.