
Sikurse në të gjitha qendrat e tjera të votimit në qytetet e Kosovës, edhe në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera veriore të Kosovës ka filluar procesi i votimit.
Ekipi i KosovaPress-it, është duke përcjellë nga afër zhvillimet në këto qendra të votimit.
Në Mitrovicën e Jugut, të drejtë vote kanë rreth 80 mijë qytetarë, të cilët mund të votojnë në 32 vendvotime dhe një vendvotim me kusht.
Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut, të drejtë vote kanë 18 mijë e 781 qytetarë, të cilët votojnë në gjashtë qendra të votimit dhe një vendvotim me kusht.
Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë konfirmuar se të gjitha materialet zgjedhore kanë arritur me kohë në qendrat e votimit dhe se të gjithë vëzhguesit janë sistemuar në qendrat e votimit./KosovaPress