Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nisen drejtë QKUK-së nxënësit e goditur nga rryma në shkollë (VIDEO)

Gazeta10
18 April 2023 - 11:51
Janë nisur drejtë QKUK-së me autoambulancë 2 nxënësit e goditur nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Gazeta10 ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë së Kosovës Flora Ahmeti ku ka konfirmuar se dy nxënës janë goditur nga rryma dhe se personat janë dërguar në tretman. “Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, thuhet në përgjigjën e Policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.