Gazeta10

Niset anija e parë me grurë nga Ukraina për në Afrikë

Brave Commander, anija e parë e grurit për në Afrikë është nisur nga porti ukrainas i Pyvdevni, sipas të dhënave nga Refinitiv Eikon, raporton BBC, transmeton Gazeta10.

Eksportet e drithërave të Ukrainës u pezulluan pasi Rusia pushtoi vendin dhe mbylli portet e Detit të Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimeve dhe duke ngritur shqetësime për mungesat e mundshme në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje në fund të korrikut që i ka lejuar Ukrainës të rifillojë eksportin e grurit përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.

Anija, e cila mban 23 mijë tonë drithë, është nisur për në portin e Xhibutit, ndërsa furnizimet janë të destinuara për në Etiopi, njoftoi Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës.

“Ministria dhe OKB-ja po punojnë për të gjetur mënyra për të rritur rezervat ushqimore për sektorët e ndjeshëm shoqërorë të popullit afrikan”, tha ai në një deklaratë.

Deri më tani 17 anije janë nisur nga portet e Ukrainës me më shumë se 475,000 ton produkte bujqësore. /Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë