
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të takohentë enjten në kryeqytetin kosovar për të diskutuar për udhërrëfyesin për zbatimin e planit evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën10, zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu duke shtuar se mes dyshës do të diskutohet për takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut.
“Për Planin e Zbatimit do të diskutohet e negociohet në mes dy palëve në takimet e radhës. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancua. Takimi i parë në këtë drejtim ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe emisarit Lajcak pritet të zhvillohet në fund të kësaj jave në Prishtinë.”, tha Kryeziu për Gazetën10.
Kjo është vizita e parë e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun që pas takimit të 27 shkrutit në Bruksel të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Gjithashtu, pritet të jetë dhe vizita e fundit para takimit të Ohrit i paralajmëruar për datën 18 mars. /Gazeta10