Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nisin hetimet për vërshimet në Pejë

Gazeta10
11 July 2023 - 9:48

Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore në rastin e vërshimeve që ndodhën mbrëmjen e 24 qershorit.

Si pasojë e vërshimeve në Pejë vdiqën dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar, Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.

“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”.

“Shumë shpejt do të dalim edhe me njoftim zyrtar se çka kemi arritur të sigurojmë deri në këtë fazë”, theksoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.