
Të hënën kanë filluar punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Rinovimi i këtij stadiumi kishte filluar në vitin 2019 dhe ishte planifikuar të përfundohej në vitin 2021.
Por gjatë kësaj periudhe rindërtimi i këtij stadiumi kishe hasur në probleme të shumta si problemet me buxhet, me shpronësim dhe leja ndërtimore.
Ministri Hajrulla Çeku ditë më parë ka deklaruar se tani të gjitha problemet janë zgjidhur dhe është gjithçka gati për fillimin e rindërtimit.
Tutje, ministri Çeku deklaroi se punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet.
Me rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”, Kosova do të bëhet zyrtarisht me dy stadiume që do t’i plotësojnë kushtet për zhvillmin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Rinovimi i stadiumit në Mitrovicë nuk do të jetë i vetmi, pasi pritet që të rindërtohen edhe shumë impiante sportive përpara Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.