Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nisin punimet për Unazën e Brendshme në Prishtinë

Gazeta10
25 Nëntor 2022 - 13:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë sot pjesë e fillimit të punimeve në Unazën e Brendshme të kryeqytetit, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se ky është projekti më i madh në kryeqytet në dhjetë vjetët e fundit, që për synim ka lirimin e qendrës nga shumësia e automjeteve.

Ndërkaq, ai tha se në vitin e ardhshëm do të nisin punimet në rrethrrotullimet me Fushë-Kosovën e Mitrovicë.

“Gjendemi në lagjen Arbëria ku kemi filluar me një projekt që është me rëndësinë më të madhe gjatë 10 vjetëve të fundit”, ka thënë Rama.

“Është projekt që krijon lidhje të mirëfilltë me dy rreth rrotullime që mundësojnë shkarkimin e trafikuar e biçikleta.  Është një projekt madhor, në vitin tjetër vazhdojmë edhe me rreth rrotullimin që lidh Prishtinë Fushë-Kosovën Mitrovicën”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.