Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një burrë dënohet me 15 vite burg për keqpërdorimin seksual të miturve

Gazeta10
07 December 2022 - 16:19

Një burrë me inicialet S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim prej 15 vjetëve për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur sot Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka informuar se të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

“I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve , për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatë.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të pandehurti i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, është bërë e ditur në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.